Në emisionin Autokton të autores Anila Ahmataj u trajtua jeta dhe veprimtaria patriotike atdhetare e Aqif Blytës, drejtuesit të Sanxhakut…
Sanxhaku i Pazarit të Ri përfshin një sipërfaqe prej 8687 km², ku jetojnë mbi 400 000 banorë. Nga kjo sipërfaqe 4504 km² i përkasin Serbisë, ndërsa 4183 km² Mali i Zi. Mbi 60% e banorëve të dy pjesëve të Sanxhakut janë myslimanë (boshnjakë e shqiptarë). Në pikëpamje gjeografike, Sanxhaku kryesisht është hapësirë malore.
Sanxhaku është një rajon kompleks dhe shumë i rëndësishëm nga pikëpamja historike, gjeografike, gjeopolitike, gjeostrategjike dhe pikëpamja ushtarake. Është një territor që ndodhet në mes Serbisë, Kosovës, Shqipërisë, Mali të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës. Ai paraqet një lidhje natyrore dhe të pashkëputshme territoriale dhe historike etnike me Kosovën dhe Shqipërinë.
Në tërësi është një “kala malore”, por edhe një udhëkryq që lidhë rrugët, të njohura që nga kohët romake, drejt lumit Morava, Detit Adriatik dhe, nëpër Fushën e Kosovës, drejt Vardarit.
Aqif Blyta u lind më 1887, në Pazar të Ri në familjen e madhe të Blytajve. I ati, Emin aga, vinte nga Gjakova, ndërsa e ëma quhej Jalldyze. Emin Blyta u kujdes qysh herët që i biri të kryente mësimet në shkollë, ngaqë shihte tek ai një lloj pjekurie e talenti të veçantë. Duke qenë se në Pazar të Ri gjatë viteve 1902-1903 mungonin shkollat dhe sidomos ato shqipe, ai e pa të arsyeshme që t’i japë të birit disa mësime privatisht. Kështu, vendosi ta përgatisë larg prej vendit të lindjes.
Pazari i Ri, i cili në administratën turke të kohës quhej Jeni Pazar, ishte qendër e njohur tregtare në pjesën qendrore të Gadishullit Ballkanik. Ishte një qendër atraktive për tregtarët e kohës. Duke filluar nga vitet e tetëdhjeta të shekullit të XIX, deri në vitin 1912 aty janë vendosur rreth 40 familje shqiptare nga Gjakova në Pazar të Ri. Ato kryesisht mbanin mbiemrat Gjakovac ,Džakovac, Džakovci, ndërsa vetëm disa nga ato i kanë ruajtur mbiemrat e vjetër si Haxhiahmeti, Blyta , Hajdaragaj , Jahjagajt, Kumani, Zatriqi e te tjerë. Një pjesë e këtyre familjeve janë shpërngulur në vitin 1934 në Shqipëri dhe disa në Turqi.
Aqifi e ka marrë mbiemrin Haxhiahmeti të cilin e ka marr nga gjyshi i tij nga ana e babait, i cili quhej Ahmet. Aqifi mori mbiemrin e gjyshit të vet, Ahmeti në shekullin XIX, duke qenë besimtar i devotshëm, kishte shkuar në pelegrinazh në Mekë, Pas kthimit të gjithë e thërrisnin Haxhi dhe kështu kjo familje mori mbiemrin Haxhiahmeti. Herë pas here e gjejmë edhe me mbiemrin Ahmeti. Lideri komunist i Pazarit të Ri, Ramiz Crnishanin, thotë se”e mbajti edhe mbiemrin e të atit Blyta, të cilin fillon ta përdorë nga viti 1941, me qëllim që para pushtetit gjerman të identifikohej si shqiptar”
Qyteti i parë i madh, me të cilin u ballafaqua Aqifi 10 vjeçar, ishte Seneixhe (Izmiri). Aqifi u vendos në kushte mjaft të mira në një prej gjimnazeve më të mira të qytetit. Prirjet e tij ndaj procesit mësimor ranë shpejt në sy të mësuesve, të cilët shihnin tek “arnauti” i vogël jo vetëm shpirtin e ndjeshëm e kureshtar, por edhe zotëruesin e një malli të pashtershëm për viset e largëta të vendlindjes.Kanë qenë natyrisht rezultatet e larta në vitet e gjimnazit çka udhëhoqën djaloshin e heshtur të Pazarit, drejt udhëve të tjera të dijes.
Duke dëgjuar në këto vite për emra të shquar ushtara- *kësh shqiptarë që komandonin divizione të ushtrisë osma- Në vitin 1913, Aqifi, pas kryerjes së Akademisë, vendoset në Stamboll, ku e gjen Lufta e Parë Botërore. Fillimi i vitit 1919 është momenti vendimtar i jetës së Aqif Blytës. Ai kthehet në vendlindje dhe nga ai moment fillon karriera e tij politike. Aqif Blyta gjatë qëndrimit në Stamboll “kishte fituar dashurinë e besimin e gjithë ushtarëve shqiptarë si edhe gjithë shqiptaret e viseve kosovare dhe atyre të Jeni-Pazarit. Sidomos u bë i dashur nga të gjithë kosovarët për shkak të përpjekjeve të mëdha që kishte bërë para konsullatës jugosllave për mbrojtjen e ushtarëve shqiptarë të grumbulluar në Stamboll me rastin e hyrjes së ushtrive franko- angleze në atë qytet
Aqifi në prag të kthimit në vendlindjen e tij, u kishte thënë miqve të tij se”shkolla e burrnija s’na ka mungue askurrë ne shqyptarëvet të ardhun këtu në Stamboll. Por për mue, ajo çka i dhash Perandorisë asht e mjaftueshme. Hije s’po më ka me mbush gjoksin me dekorata, kur kufinin e Shqypnisë e kërcnon serbi e greku natë me natë. Po iki e po ju tham edhe ju që të hidhni po vendoset regjimi serb.
Aqifi, si një trashëgimtar i vetëm mashkull pas dy motrave në familjen e Blytajve, me të arritur në vendlindje, me iniciativën e prindërve, u martua me Mahijen, të bijen e Halit Kumonit nga Gjakova. Ai, fill pas kthimit në vendin e tij, ra në kontakt me drejtuesit dhe me programin e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” u formua më 1 maj 1918, në ilegalitet të thellë dhe nga nëntori i po atij viti u vendos në Shkodër.
Aqif Blyta ishte një nga themeluesit e Xhemijetit
Myslimanët, pra shqiptarët dhe boshnjakët e Sanxhakut, nëpërmjet lidhjeve etnike dhe farefisnore filluan të vetëorganizohen politikisht, duke formuar parti politike me anë të të cilave sipas tyre do të mund t’i artikulonin më mirë interesat e tyre ekonomike, politike etj. Me 16 shkurt 1919 në Sarajevë u themelua Shoqata Myslimane Jugosllave. Në të njëjtin vit në Shkup themelohet Xhemijeti ose ndryshe Organizata Islamike për Mbrojtje dhe Drejtësi. Dy partitë menjëherë shpërfaqën influencë të fuqishme të myslimanët.
Nexhip Draga dhe Aqif Blyta, pas disa konsultimeve dhe aktiviteteve të mëhershme, siç ishte formimi i organizatës legale kulturore e arsimore “Bashkimi” (në Mitrovicë nga Hasan Prishtina), në Shkup themeluan organizatën “Xhemijet” (“Bashkimi”).
Aqif Blyta për shkak të gatishmërisë së tij në Xhemijet dhe mbështetjes politike ndaj Ferhat Dragës, Blyta emërohet në krye të listës së kandidatëve të Xhemijetit për qarkun e Shtavicës. Me paraqitjet e tij të suksesshme në parlament ka bërë që të mbahet mirë në kujtesën e opinionit. Nikolla Pashiqi vërejti si pengesë të madhe Aqifi Blytën për realizimin e planit serbomadh, të cilin e kishte paraparë për Sanxhakun. Për këtë arsye, në vitin 1925, Pashiqi kishte ushtruar një terror të madh në Pazar të Ri dhe në të njëjtën kohë porositi likuidimin e këtij politikani me ndikim. Qëllimi i tij ishte ta frikësojë popullatën myslimane dhe të shkaktojë frikë në në këtë trevë. Për fat të mirë idetë e tij nuk u realizuan.
Aqif Blyta, u shfaq si një lider i etuziast, i vendosur, i fortë dhe kërkesa e popullatës ishte që ai t’u prijë proceseve, pra ta marrë situatën në kohë kur forcat çetnike në programin e tyre kishin spastrimin e Sanxhakut nga elementet joserbe. Kështu, e lidhur pazgjidhshmë- risht me luftën e popullit të kësaj treve, jeta dhe vepra e Aqif Blytës është një shembull i shkëlqyer i përpjekjeve dhe i luftës së pareshtur të popullit të Sanxhakut në betejat e shumta për të frenuar tendencat e Serbisë dhe Malit të Zi për implementimin e programeve monstruoze që do t’u mundësonin dalje në det nëpërmjet rajonit të Sanxhakut. Pra, deti ishte një ndër arsyet kryesore për pretendimet territorial të Serbisë ndaj kësaj hapësire. Serbia dhe Mali i Zi vazhdimisht kanë provuar të bëjnë ndryshimin e strukturës etniketë popullsisë, dhe deri diku ia kanë arritur, së pari duke vrarë, dëbuar e mandej në përfundim të luftës duke e ndarë Sanxhakun në dy pjesë (“i Serbisë” dhe ai i “Malit të Zi”) dhe pastaj, përmes politikave asimiluese, presione të pashembullta e për shpërngulje.
Studiuesit e historisë dhe politikës deri më sot kanë pasur qëndrime të ndryshme lidhur me personalitetin e Aqif Blytës. Ka edhe të atillë që shprehin dileme, por në asnjë mënyrë nuk mund ta nxijnë këtë personazh me peshë në historinë e Sanxhakut, të shqiptarëvë dhe përgjithshme do të shërbejë për të njohur; jo vetëm të kaluarën e Sanxhakut, por edhe të ardhmen e tij.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb