Humb jetën në luftime njëri prej pilotëve më të mirë ukrainas

4 months ago 8
Reklamë

Ushtria ukrainase ka njoftuar se ka humbur jetën njëri nga pilotët më të mirë të ushtrisë së këtij vendi.

Bëhet fjalë për Denis Vasilyuk, i cili u vra gjatë luftimeve kundër forcave ruse, është bërë e ditur në një njoftim në Facebook nga Shtabi i Përgjithshëm, transmeton Telegrafi.

Vasilyuk ishte pjesë e brigadës së 831-të si dhe konsiderohej si një prej pilotëve më të mirë të ushtrisë ukrainase.

“I patrembur. Ne nuk humbëm vetëm një pilot, por gjithashtu një luftëtar të besueshëm, mik dhe thjesht një njeri të mrekullueshëm”, u tha nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase.

“Vasilyuk ishte profesionist i vërtetë në fushën e tij. Që nga fillimi i luftës, ai kreu dhjetëra misione. E donte familjen, jetën, si dhe qiellin e tij ukrainas”, u tha ndër tjera për tashmë të ndjerin Vasilyuk. /Telegrafi/

Read Entire Article