Një 72-vjeçar mbeti i plagosur si pasojë e një aksidenti që ndodhi mesditën e sotme në aksin Velipojë-Rrjoll. Policia njoftoi se 72-vjeçari K.M ishte në drejtimin e motomjetit kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:35, në aksin rrugor “Velipojë-Rrjoll”, shtetasi K. M., 72 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë, është dëmtuar 72-vjeçari i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb