Humbet kontrollin dhe del nga rruga/  Kamioni merr flakë në autostradën Vlorë-Fier

11 months ago 14
Reklamë

Një aksident ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier. Një kamion ka humbur kontrollin gjatë qarkullimit dhe ka përfunduar në tokat pranë rrugës.

Si pasojë e përplasjes është përfshirë nga flakët kabina e kamionit. Fatmirësisht shoferi ka mundur të dalë në kohë dhe nuk është lënduar.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Mifol, ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po shuajnë flakët e kamionit.

Kamioni ishte ngarkuar me rërë  bituminoze  në Selenicë .

Shkak i aksidentit ka qenë  goma e cila ka pësuar defekt , çarje dhe për pasojë ka humbur kontrollin, ndërsa është përfshirë nga flakët.

Read Entire Article