Humbi jetën pas vizitës tek dentisti/ Eksperti mjeko-ligjor: Vdekje e papritur nga shkaqe të panjohura më parë

11 months ago 24
Reklamë

“Vdekje e papritur nga shkaqe të panjohura më parë”, është ky përfundimi i ekspertizës mjeko-ligjore për vdekjen e 3-vjeçarit në Tiranë. I ndjeri humbi jetën pas vizitës tek dentisti, ndërsa familjarët hodhën akuza të forta se shkak i kësaj tragjedie ishte mbidoza e anestezisë që dentisti kishte përdorur.

Megjithatë, pritet që shkaku i saktë i humbjes së vogëlushit të përcaktohen në vijim, ndërsa hetimet ndaj mjekut dhe klinikës dentare vijojnë.

Familjarët kanë deklaruar se fëmija pas mbushjes së 14 dhëmbëve me anestezi, nuk është zgjuar më dhe mjeku nuk iu është përgjigjur në telefon. Ky i fundit ka mohuar akuzat duke nënvizuar se fëmija është zgjuar që në klinikë.

Read Entire Article