“Hyra brenda në shtëpi dhe ty nuk të pashë”, vajza e policit që u vra dje në Kosovë përlot me mesazhin: Mbeta jetime para kohe. Do të ndjekim gjithmonë rrugën tënde

11 months ago 17
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Arbenita Bunjaku, vajza e policit Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në veri, u është drejtuar me disa fjalë prekëse të pranishmëve në ceremoninë përkujtuese që po mbahet në nderim të tij, teksa sot Kosova është në zi.

Mes lotësh, vajza e rreshterit të rënë në mbrojtje të atdheut tha se do ta përkujtojnë gjithmonë me mall dhe dhimbje dhe se do të ndjekin rrugën e tij.

“Heroi im, babai im. Sa vështirë e kam të shkruaj për ty babai im. Para kohe, unë mbeta jetim, kurrë se kam besuar. Ikja jote babi, na la një plagë të madhe në zemrat tona. Babi nuk e di si do t’jetoj unë pa ty. Si të jetoj unë pa heroin tim?

Hyra brenda në shtëpi dhe ty nuk të pashë. Është shumë e rëndë për mua. Vendin tënd në shtëpi nuk e zëvendëson askush. Të gjitha na i mësove, por si të jetojmë pa ty, asnjëherë. Babi, ti ishe një njeri i dashur për familjen, shoqërinë ashtu edhe për punën. E flijove jetën për liri, për këtë vend që ne dhe Kosova të jemi të gjithë krenarë me ty, me heroizmin tënd, mundin dhe punën që e kë bërë për këtë vend. Të premtoj babi që do të jem gjithë krenar me ty dhe do të ndjekim gjithmonë rrugën tënde. Me mall dhe dhimbje do të përkujtojmë gjithmonë heroi im, babai im”, ka deklaruar ajo.

ArbenitaArbenita

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article