Hyrja e trupave speciale të Policisë në Kuvend, Prençi: Puç Kushtetues, Garda duhet të bëjë kallzim në SPAK…

2 hours ago 20

Shemsi Prençi, ish-drejtues i Policisë së Shtetit, në rubrikën “Opinion” në News24, duke komentuar hyrjen e forcave speciale të Policisë në oborrin e Kuvendit, tha se ishte një veprim tërësisht në kundërshtim me ligjin.

Prençi tha se dje pati një përplasje mes drejtuesve të Gardës dhe atyre të forcave të policisë. “Dje komandanti i Gardës i kërkonte llogari drejtuesit të trupës policore se kush ju solli këtu?”, tha Prençi.

Ai u shpreh se ajo që ndodhi dje ishte një puç kushtetues.

“Si mundet të konfrontohen forcat speciale të Policisë së Shtetit me deputetët që ishin në vendin e punës? Forcat e policisë u vunë në gardh përpara deputetëve, ndërkohë që ata ishin në vendin e punës”, tha Prençi.

Ai u shpreh se Komandanti i Gardës së Republikës duhet të bëjë kallëzim në SPAK ose Prokurorinë e Tiranës për ndërhyrjen që policia bëri dje në territorin që ruhet nga garda.

“Kush ishte struktura që kërkoi ndihmën e forcave speciale që të shkonin? Ato lëvizin në bazë të urdhërave dhe planizimeve, në bazë të një plani operacional apo kur kemi gjendje të jashtëzakonshme. Dje nuk ka pasur asnjë situatë nga këto. Garda e Republikës në strukturat e saj ka edhe skuadrat e kimisë. Por dje ndërhynë forcat speciale të Policisë, që është një strukturë krejt tjetër”, tha Prençi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article