I dyshuar për vrasjen e Egli Progës, Apeli lë në fuqi masën “arrest me burg” për Denis Meçen

2 days ago 27
Reklamë

Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Denis Meçe, për ndryshimin e masës së sigurisë.

Në këtë seancë nuk ka qenë i pranishëm avokati Eduart Muci, i cili ka qenë i pranishëm në dhënies e mases së sigurisë në gjykatën e rrethit të Korçës, por një avokat i caktuar nga Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm të Tiranës.

Lexo edhe :

Related Posts

Policia e Korçës e ka akuzuar Denis Meçen për veprën penale të vrasjes së Egli Progës ndërkohë që prokurorja e ka çuar për dhënien e masës së sigurisë në gjykatën e Korçës për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

Kanë qenë familjarët ata që i kanë kërkuar organit të akuzës largimin nga shqyrtimi i kësaj çështje të prokurores Vasjana Postol dhe kalimin e dosjes tek një prokuror tjetër, kërkesë e cila është pranuar nga prokuroria e Korçës.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 11 gushtit. Fillimisht ajo u raportua si aksidentale, por më pas rezultoi të ishte vrasje.

42-vjeçari Egli Proga, pasi është dhunuar është lënë në rrugë pa ndjenja. Autori i dyshuar Denis Meçe u largua nga vendi i ngjarjes por u arrestua një ditë më pas së bashku dhe me 3 persona të tjerë.  /vizionplus.tv

Read Entire Article