I hapën llogari në “TikTok” me emrin e saj, e reja kërkon ndihmën e policisë për të gjetur autorin

1 hour ago 26

Një 34-vjeçare ka bërë kallëzim në policinë e Shkodrës, pasi i ishte hapur një llogari në rrjetin social “TikTok” ku janë publikuar foto dhe informacione të pa vërteta.

“Në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër është paraqitur një shtetase 34 vjeçare, e cila ka kallëzuar se në rrjetin social “Tik Tok” është hapur një llogari me emrin e saj, ku janë publikuar foto dhe informacione të pa vërteta. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit“, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Read Entire Article