I hodhi pijen në skenë, Cardi B gjuan fansen me mikrofon

1 year ago 60
Reklamë
09:50 31/07/2023

Cardi B i është kundërpërgjigjur “dhëmbë për dhëmbë” një spektatoreje që i vërviti pijen gjatë koncertit. 

30-vjeçarja është artistja e fundit e shënjestruar nga fansat që kanë hedhur objekte në skenë  gjatë performancave. E veshur me një fustan portokalli dhe duke kënduar hitin “Bodak Yellow”, Cardi u habit kur një pije erdhi drejt saj.

Jealous Ass Bitch! https://t.co/bPikhCYBYx pic.twitter.com/AUoG7pvtCv

— Cardi B | Updates (@updatesofcardi) July 30, 2023

Megjithatë, pa humbur aspak kohë ajo hodhi mikrofonin drejt personit që e gjuajti ndërsa më pas ndërhyri sigurimi. Pas incidentit, Cardi ripostoi një video të kapur nga një tjetër kënd ku tregonte qartë pamjet e ngjarjes ndërsa më vonë reperja vazhdoi me performancën e saj.

Gjatë këtij viti, shumë artistë kanë rënë pre e sulmeve të tilla nga fansat e pranishëm në koncertet e tyre. Harry Styles u gjunjëzua në skenë kur një objekt i ra në sy, Bebe Rexha u ça në vetull nga një celular, Ava Max, Pink, Drake, Kelsea Ballerini, Steve Lacy, Kid Cudi janë disa prej emrave që i shtohen listës./tvklan.al

Të ngjashme

Read Entire Article