I jepet lamtumira e fundit “Heroit të Kosovës” Afrim Bunjaku; mes të pranishmëve edhe ministrat shqiptarë Igli Hasani e Taulant Balla

11 months ago 14
Reklamë

Afrim Bunjaku, Rreshteri I policisë së Kosovës që u vra  nga një grup criminal serb në Banjskë të Zvecanit ,  u përcoll  këtë të hënë pasdite për në banesën e fundit.

Ceremonia mortore u zhvillua në vendlindjen e tij në fshatin Samadrexhe të Vushtrisë.

Ishin më mijëra qytetarët por edhe personalitetet të jetës publike në Kosovë që I dhanë lamtumirën e fundit, efektivit që dha jetën për ruajten e rendit dhe sigurise publike në vendin e tij.

Në mesin e të pranishmeve ishin edhe dy ndër Minsitrat më të rëndësishëm të qeverisë shqiptare, ai për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani dhe Ministri I Brendshëm Taulant Balla.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shpalli  “Hero i Kosovës” policin e vrarë dje në Banjskë të Zveçanit, rreshterin Afrim Bunjaku.

Read Entire Article