I kërkoi turistit të hiqte rrobat dhe i leu trupin lakuriq me vaj, arrestohet prifti në Greqi

1 year ago 37
Reklamë

Një 30-vjeçar nga Estonia ka bërë një ankesë kundër famullitarit të një manastiri në Rodos se i ka kërkuar që ta lyejë lakuriq me vaj.

Sipas denoncimit, që çoi në arrestimin e priftit 49-vjeçar, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, kur 30-vjeçari është rikthyer në manastir, të cilin e kishte vizituar një ditë më parë, për të marrë një kryq që kishte harruar.

Sipas deklaratë së tij, prifti i kishte dërguar një mesazh në telefon për kryqin e harruar.

Kur turisti 30-vjeçar mbërriti në manastir, siç i tha policisë, prifti i sugjeroi që ta ndiqte në një dhomë, të cilën ai e përdor për vizitorët, me qëllim që t’i bënte një dhuratë të veçantë.

Aty, sipas turistit nga Estonia, famullitari i kërkoi që të ulte pantallonat, të brendshmet dhe këmishën për ta lyer me vaj. Më pas, turisti tregon se ai filloi të fërkonte me vaj organet e tij gjenitale për disa sekonda. Në fillim turisti besonte se ishte një procedurë normale dhe nuk kërkoi të ndalonte, por më pas ngriti padi kundër tij.

Policia kërkoi famullitarin 49-vjeçar në kufijtë e autoforos dhe më në fund e arrestoi pasditen e së premtes në një zonë të Rodosit perëndimor. Prifi pretendon se e kishte vajosur turistin sepse kishte skuqje.

Dosja do t’i kalojë për procedim të mëtejshëm Prokurorisë Penale Rodos.

Top Channel

Read Entire Article