“I’m Good (Blue)” mes këngëve më frymëzuese

7 months ago 28
Reklamë
20:20 20/01/2024

The Mirror: Kënga e Bebe Rexhës në listën me 10 hite

“I’m Good (Blue)” hiti i Bebe Rexhës në bashkëpunim me David Guetta-n i publikuar në Shtator të 2022-shit renditet si një prej këngëve më frymëzuese.

Hiti e yllit të muzikës Pop me origjinë nga trojet shqiptare, që pushtoi majat e klasifikimeve para dy vitesh, është përfshirë në listën e 10 këngëve më frymëzuese të të gjitha kohërave, sipas një studimi të kryer nga një grup ekspertësh britanikë të muzikës dhe të publikuar nga e përditshmja britanike The Mirror.

Ekspertët analizuan 65 listat më të dëgjuara të këngëve në Spotify dhe Apple Music dhe hartuan klasifikimin e këngëve më frymëzuese. Krahas “I’m good (blue)”, në krye të listës me 10 këngë është hiti “Stronger” i Kanye Westit i publikuar në 2009-ën, “Till I Collapse” i Eminemit e 2015-ës dhe legjendarja “Eye of the Tiger” e 1982 e përdorur si kolonë zanore në filmin e famshëm Rocky 3.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article