I mbuluar nga gjaku, momenti i arrestimit të terroristit të sulmit në Moskë

6 months ago 8

Një video e publikuar nga media ruse Meduza dhe faqja bjelloruse Nexta tregon arrestimin e një prej të dyshuarve për sulmin terrorist në Crocus të Moskës.

Në pamjet e rënda shihet kur njëri prej ushtarëve i pret veshin e djathtë të arrestuarit dhe e detyron ta hajë.

Vërtetësia e videos, si dhe lidhja e saj me arrestimet për masakrën në Moskë nuk mund të verifikohet për momentin.

24 marsi në Rusi është shpallur ditë zie kombëtare, për të kujtuar viktimat e sulmit në sallën e koncerteve në periferi të Moskës, në të cilin mbetën të vdekur 133 persona.

Sipas autoriteteve 154 persona janë plagosur në sulm, ndërsa të paktën tre fëmijë janë në mesin e të vrarëve.

Sulmi i 22 marsit është më i rëndi për Rusinë, prej vitit 2004, kur një sulmues mori peng 1.000 persona në një shkollë në Beslan, ku mes 333 vdiqën, gjysma e tyre fëmijë.

Grupi militant, Shteti Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë për sulmin e 22 marsit, kur katër sulmues kanë hyrë në sallën Crocus City dhe kanë r sulmuar, teksa njerëzit prisnin nisjen e koncertit.

Rusia ka arrestuar 11 persona që dyshohen se kanë pasur lidhje me sulmin, përfshirë katër sulmuesit e dyshuar.

Ministria e Brendshme e Rusisë ka thënë se katër sulmuesit e akuzuar janë shtetas të huaj.

Agjencia e lajmeve e lidhur me IS-in, Amak,  ka publikuar më 23 mars një fotografi me katër burrat të cilët sipas tyre kanë kryer sulmin.

Read Entire Article