Policia e Shkodrës, me anë të një njoftimi për mediat, raporton se një 13-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga biçikleta.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kalasë Rozafa. I mituri është dërguar për kurim në spital.
“Rreth orës 16:55, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, është paraqitur për të marrë mjekim një i mitur 13 vjeçar, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht me biçikletë në rrugën e Kalasë Rozafa.
13-vjeçari, ndodhët jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb