Një 38-vjeçar shqiptar është dënuar me 6 vite e 6 muaj burg për vrasje nga pakujdesia të bashkatdhetarit të tij, pas një sherri për motive të dobëta në Britani.
Gjykata e Kurorës në Maidstone, ka lënë në burg Shpendi Hakili, për vrasjen e Sazan Bako më 20 nëntor të këtij viti në Londër.
Ngjarja ka ndodhur më 20 nëntor, në Cuxton Road Strood, ku Shpendi Hakili është përfshirë në një sherr me bashkatdhetarin e tij Sazan Bako, që i ka marrë jetën këtij të fundit. Sipas mdiave britanike goditja e fortë ka bërë që 35-vjeçari të bjerë mbrapsht dhe të përplaset me kokë në trotuar. Ai vdiq në spital tre javë më vonë, raportojnë mediat angleze, ndërsa Hakili ka mohuar të ketë shkaktuar vdekjen e 35-vjeçarit.
Pas incidentit, oficerët nga Drejtoria e Krimeve të Rënda të Kent dhe Essex nisën një hetim dhe fillimisht arrestuan dy persona në lidhje me ngjarjen. Më vonë ata u liruan pa akuzë. Detektivët vazhduan hetimet dhe në mars 2023, shqiptari Hakili, u arrestua në Francë.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb