I pezulluar për 10 muaj për baste, Juventus rinovon me Fagioli deri në 2028

11 months ago 36
18:45 31/10/2023

Sky Sport Italia pretendon se Juventusi ka arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën e Nicolò Fagiolit deri në Qershor 2028, pavarësisht pezullimit të tij për 10 muaj për baste.

22-vjeçari pranoi se luante kumar në futboll, por bashkëpunoi me autoritetet përkatëse gjatë hetimit dhe kërkoi ndihmë për të trajtuar varësinë e tij nga vesi.

Juventusi ka mbështetur mesfushorin e tyre premtues në javët e fundit. Fagioli ka vazhduar stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës dhe klubi nuk i ka shkurtuar pagën, megjithëse ai është ndaluar të luajë ndeshje zyrtare.

Por bardhezinjtë shkojnë më tej duke zgjatur kontratën e mesfushorit deri në Qershor 2028.

Marrëveshja aktuale e Fagiolit për 1 milion Euro në vit përfundon në 2026. Ende nuk janë zbuluar shifrat pas marrëveshjes së re, por besohet se është një rinovim ‘ekonomikisht i rëndësishëm’.

Fagioli është një lojtar i rritur në akademinë e Juventusit dhe bëri debutimin e tij për ekipin e parë në sezonin 2020-2021 nën drejtimin e Andrea Pirlo. Ai ka luajtur 45 ndeshje dhe ka shënuar tre gola.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article