I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

4 months ago 12
Reklamë

Djalë i vogël nga Britania e Madhe ishte i etur që të fitojë vetë para – duke pranuar të pastrojë veturën e xhaxhait me kusht që ta paguaj në fund për shërbimin e kryer.

Ally Laë nga Southamptoni, tregon sesi nipi i tij 8-vjeçar Campbell i ofron një shërbim – pastrimin e veturës Mini Cooper Sport, shërbim ky për të cilin kërkoi 10 funte, transmeton Telegrafi.

Por 27-vjeçari me gjasë nuk ishte i vetëdijshëm, që 8-vjeçari nuk e ka idenë sesi duhet pastruar vetura, kështu që e kishte mbushur të tërën me ujë.

Me të arritur në vendin e ngjarjes mbeti i habitur me atë që pa, duke i kërkuar nipit që të ndalet menjëherë.

Kjo video është shpërndarë në masë të madhe, dhe ka nxitur të qeshura në pothuajse tërë Britaninë e Madhe. /Telegrafi/

Read Entire Article