I riu egjiptian bie nga lartësia teksa punonte në Tiranë/ Niset me urgjencë në spital

1 year ago 17
Reklamë

Një 26-vjeçar egjiptia me iniciale A.M ka mbetur i plagosur mesditën e kësaj të shtune. Policia njofton se i riu ka rënë nga lartësia teksa ka qenë duke punuar në rrugën “Papa Gjon Pali II” në Tiranë.

Sipas bluve, i riu është nisur me urgjencë për në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.09.2023, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi egjiptian A. M., 26 vjeç.

Si pasojë 26-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read Entire Article