I riu hidhet ballkoni i banesës/ Ndërron jetë rrugës për në spital, ja dyshimet e para

11 months ago 30
Reklamë

Një 29-vjeçar është vetëhedhur nga ballkoni i banesës në Pogradec. Policia njofton se i riu ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Paraprakisht dyshohet se 29-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Pogradec/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Trebinjë, Pogradec, dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të dytë të banesës së tij, shtetasi M. M., rreth 29 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Pogradecit.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read Entire Article