I riu në Pogradec u dhunua për vdekje, Avokati i Popullit: Kemi nisur verifikimet për të hedhur dritë mbi të vërtetën

1 month ago 19
Reklamë

Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar për ngjarjen e rëndë që u regjistrua pak ditë më parë në Pogradec, ku 42-vjeçari Egli Poga u dhunua për vdekje.

Familjarët e viktimës, ngrejnë dyshime se ai u dhunua nga një grup personash dhe se policia tentoi të fshehë ngjarjen.

Lexo edhe :

Related Posts

Për këto deklarata, Avokati i Popullit ka shprehur shqetësim, ndërsa shton se kanë nisur verifikimet për të hedhur dritë mbi të vërtetën që i mori jetën 42-vjeçarit.

“Institucioni i Avokatit të Popullit shpreh shqetësimin e thellë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Pogradec, ku një qytetar humbi jetën në rrethana të dyshimta.

Në veçanti, Avokati i Popullit shpreh shqetësim për pretendimet e ngritura nga familjarët e viktimës dhe një pjesë e opinionit publik në Pogradec, lidhur me mundësinë e fshehjes apo manipulimit të ngjarjes nga strukturat e policisë lokale.

Avokati i Popullit, si institucion i pavarur kushtetues, jo vetëm ka për detyrë të mbrojë të drejtat e njeriut por edhe të garantojë transparencë dhe drejtësi në çdo rast ku mund të jenë shkelur këto të drejta.

Përsa më sipër Avokati i Popullit njofton se ka nisur një verifikim të plotë mbi veprimet dhe procedurat e ndjekura nga organet kompetente në këtë çështje.

Ky verifikim do të synojë të hedhë dritë mbi të gjitha aspektet e ngjarjes, përfshirë edhe pretendimet për moszbardhjen e drejtë të situatës”, thuhet në postimin e Avokatit të Popullit.

Motra e Egli Progës i cili humbi jetën si pasojë e dhunës brutale  thotë se policia ka vepruar me shumë vonesë për të zbardhur krimin e rëndë.

Vdekja fillimisht u raportua si aksidentale por më pas policia arrestoi Denis Meçen si autor të dhunës si dhe 3 persona të tjerë që kanë penguar zbulimin e ngjarjes.

Babai i dy fëmijëve ndërroi jetë në spital. Në fillim policia bëri të ditur se 42-vjeçari kishte humbur jetën pasi në gjendje të dehur ishte rrëzuar në rrugë por më pas u detyrua të pranojë se ai ishte rrahur për vdekje./vizionplus.tv

Read Entire Article