I shpallur në kërkim nga Belgjika, kapet në Spanjë 43-vjeçari shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm

2 hours ago 16

Një 43-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga në aeroportin e Manises nga policia spanjolle.

Siç shkruajnë mediet e huaja, ai ishte në kërkim nga autoritetet belge për dhënie informacionesh për kryerjen e një vrasjeje.

Arrestimi ndodhi në aeroportin e Manises, pasi policia mësoi për mbërritjen e tij me një fluturim nga Shqipëria. Menjëherë është vendosur një pajisje për lokalizimin dhe ndalimin e tij, pasi ai mund të tentonte të hynte në Spanjë me dokumentacion fals.

Ai u arrestua si autor i dyshuar i krimeve të përkatësisë në organizatë kriminale, vrasje dhe sulm me plagë të rënda. Në janar 2022, 43-vjeçari ishte anëtar i një organizate të rrezikshme kriminale të armatosur.

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm në Belgjikë./vizionplus.tv

Read Entire Article