I shpallur në kërkim nga Spanja si pjesë e grupit kriminal/ Arrestohet 33-vjeçari në Vlorë (EMRI)

1 year ago 41
Reklamë

Policia e Vlorës ka arrestuar një 33-vjeçar, i cili ishte në kërkim nga autoritetet spanjolle i akuzuar për disa vepra të rënda penale.

Sipas burimeve në pranga ka rënë Dienis Haskaj, i cili njihet edhe me mbiemrat Hoxhaj dhe Jazaj.

I riu është arrestuar pasi Spanja e kishte shpallur në kërkim të akuzuar si pjestar i një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjykata e Spanjës caktoi masën “arrest me burg”, për veprat penale “trafik droge”, “organizatë kriminale” dhe “vjedhje e energjisë elektrike”.

Ky person në bashkëpunim me disa të tjerë merrnin shtëpi me qera në zonën e Kastelonin dhe i përshtasnin për të kultivuar bimë narkotike me anë të llambave.

Read Entire Article