I shpëtuan vdekjes për “një fije floku”, nënë e bijë në Britani për pak sa nuk i godet vetura – përplasjen e parandalon shtylla elektrike

10 months ago 20

Ky është momenti rrëqethës kur një nëna dhe vajza e saj dy-vjeçare që ishte në karrocë, i shpëtojnë mrekullisht lëndimit të rëndë, kur një veturë përplaset në shtyllën e ndriçimit publik.

Momenti i rrokullisjes së veturës ndodhë në afërsi të zebrave në West Midland të Britanisë së Madhe, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet një nënë duke e shtyrë fëmijën që e mbante në karrocë kur vetura futet në trotuar.

Kjo nënë duke parë se po i kërcënohej jeta së bashku me vajzën e kthen në anën e kundërt karrocën, pak para se vetura të rrokullisej para tyre.

E duke marrë parasysh se rruga ishte shumë e frekuentuar, asaj i dalin në ndihmë shumë qytetar që i afrohen për të parë nëse janë lënduar.

Në vendin e ngjarjes u shfaqën autoambulancat që trajtuan nënën dhe vajzën e saj, që shpëtuan me disa lëndime të lehta trupore. /Telegrafi/

Read Entire Article