I vunë flakën malit Partizan, arrestohet 18-vjeçari dhe procedohet i mituri në Berat

1 year ago 33
Reklamë

Policia ka vënë në pranga një 18-vjeçar, të dyshuar si autor i zjarrvënies në malin e Partizanit në Berat. Në një video të publikuar më herët, shfaqen dy të rinj duke i venë zjarrin qëllimisht bimësisë së malit. Pas hetimeve të kryera, blutë e Beratit kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Ndërkohë është proceduar penalisht edhe një tjetër adoleshent që shfaqet në video.

“Arrestohet një 18-vjeçar dhe procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, një 15-vjeçar, të cilët pasi ndezën zjarrin u larguan me motomjet, nga vendngjarja”, njofton policia.

Si pasojë e flakëve është dëmtuar bimësia e malit, si dhe është shkaktuar ndotje e lartë e ajrit dhe mjedisit të pyllit përreth. Dy të rinjtë akuzohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Read Entire Article