Ia dha një pensionisti 5,000 dollarë dhe u largua – policia e Zelandës së Re në kërkim të burrit misterioz

7 months ago 12
Reklamë

Policia e Zelandës së Re është në kërkim të një burri misterioz, i cili iu afrua një pensionisti, i dha atij 5,000 dollarë në para të gatshme dhe u largua.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 78-vjeçari anonim tha se i është afruar burri, i cili e ka kërkuar me emër, i ka dorëzuar një zarf me paratë.

Pasi pensionisti kërkoi një shpjegim, njeriu misterioz u përgjigj: “Unë jam thjesht një shpërndarës”.

Incidenti i çuditshëm thuhet se ka ndodhur më 20 dhjetor të vitit të kaluar dhe policia ende nuk e ka zbuluar identitetin e burrit pasi interesi publik vazhdon të rritet.

Vetëm disa ditë para se t’i dorëzonte paratë e gatshme pensionistit, i njëjti burrë mbërriti dhe e kërkoi, por vajza e tij i tha se babai i saj nuk ishte në shtëpi.

Burri në fjalë ishte i veshur me këpucë të zeza, pantallona të shkurtra dhe kapelë mbrapa, me flokë dhe mjekër të zeza. /Telegrafi/

Read Entire Article