Identifikohet autori i plagosjes në Lezhë/ Policia kontrollon zonën për kapjen e tij

1 year ago 72
Reklamë

Policia e Lezhës ka identifikuar autorin e plagosjes të 24-vjeçarit Dorjan Gjini.

Në një njoftim për media, policia bën me dije se autori është shtetasi me iniciale G.M.

Uniformat blu vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e tij.

Lezhë/ Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në Gjader, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi D. Gj. 24 vjeç, banues në Gjader, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta hetimore në vendngjarje nga grupi hetimor, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit G.M., ku vijon kontrolli i zonës me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen të gjitha veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read Entire Article