Ilir Meta tek Burgu 313, Shabani: Paqe do kemi kur të na kthehet pasuria e grabitur!

3 hours ago 187

Në Studio Live, u diskutua për arrestimi dhe dosjen e Ilir Metës, teksa sot u konfirmua në GJKKO masa e arrestit ndaj tij. Endri Shabani nga Nisma Thurje theksoi për Arbër Hitajn se paqja do vijë në vend kur shqiptarëve t’iu kthehet mbrapsht çdo pasuri e grabitur nga Berisha, Meta dhe Rama. ‘Paqe jo vetëm kur të dënohen por çdo qindarkë, çdo pasuri që i është marrë Shqipërisë, të kthehen mbrapsht. Kur ti kthehet shqiptarëve do gjejmë paqe. Meta është një nga, familje Berisha është tjetra dhe tjetra për ta mbyllur ciklin është Rama.’ Gazetari Ardit Rada shton se Meta dhe Kryemadhi edhe tani vijojnë e tallen në deklaratat e tyre.

‘Sa më shumë lëshojnë deklarata aq më tepër rëndojnë pozitën. Kryemadhi pati një farë guximi kur tha doja të largohesha nga politika por tani që jam para drejtësisë do kandidoj prapë. Kjo zonja qahet se i ka dalë sekreti hetimor. Por tani çështja ka shkuar për gjykim. Duhet ti japin fund talljes publikisht. Kur dalin i thonë prokurorëve kanë IQ nën 75. Duhet të pranojnë që ose e kemi votuar pa dashje këtë drejtësi ose të tërheqin paditë e tyre. Amerika dhe BE pasi dështuan për ti dhënë amnisti Metës dhe Berishës pas reformës në drejtësi pasi nuk pranuan, atëherë perëndimi e pa veten të konsumuar, luhet dhe opsioni i kartës së fundit për ti dënuar para 2025, që të mos kandidojnë më.’ Avokati Redi Ramaj është i mendimit se drejtësia po e kalon provën tanimë e intimidimit nga politika.

‘Vajta me maska për ta arrestuar ish presidentin e republikës, në atë lloj forme me maska nuk lë shije të mirë. Prokruroria e Posaçme iu dha vota me 140 deputetë iu dha për këtë arsye. Sulmet e politikës ndaj drejtësisë janë 34 vjeçare. Politika ka tentuar të kapi drejtësinë. Gjykatësit janë intimiduar. Përveç retorikës së zotit Meta, edhe mazhoranca ushtron të gjithë ndikimin e saj në reformën në drejtës. A do mundet dot SPAK të dali përtej politikës? Me këto mesa duket ia del të dali përtej politikës.’ Ilir Meta pas seancës së sotme në GJKKO ku u konfirmua masa e arrestit në burg, u dërgua drejt Burgut 313 në kryeqytet.

Read Entire Article