Iluzioni optik që është bërë viral, nuk dihet nëse kali është duke ecur drejt personit që po e filmon apo po largohet

6 months ago 5
Reklamë

Një kali me ngjyrë të zezë duke ecur nëpër borë është bërë një iluzion optik viral, ku shumë janë në dilemë nëse kali është duke ecur në drejtim të personit që e filmon apo duke u larguar nga ai.

Është sipërfaqja e tokës e mbuluar nga bora, që ua ka vështirësuar punën përdoruesve të rrjeteve sociale që të përcaktojnë se në cilin drejtim po lëvizë kafsha, transmeton Telegrafi.

Alesia Carrie është pronarja e kalit të quajtur Rudnik në Kamploops të British Columbia, Kanada. Në janar, Alesia shpërndau një video 40 sekondëshe të Rudnikut duke ecur në një fushë të mbuluar nga bora.

Por derisa përdoruesit e rrjeteve sociale analizuan videon, e patën të vështirë të përcaktojnë nëse është duke ecur drejt pronares apo po largohet.

Që nga postimi i videos në TikTok, ka marrë miliona shikime dhe mbi 2.2 milionë pëlqime. Mbi 11 mijë komente kanë “vërshuar” profilin e Alesias, që jepnin teori të ndryshme lidhur më lëvizjen e kalit. /Telegrafi/

Read Entire Article