Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

4 months ago 9
Reklamë

Videoja e një vajze të vogël që imiton ulërimën e luanit është bërë virale në rrjete sociale.

Riley Kay Scott ka impresionuar përdoruesit e rrjeteve sociale me imitimin e saj të përsosur të atij tingulli të fuqishëm.

Klipi u shpërnda në internet nga nëna e Rileyt dhe në mbishkrimin e saj ajo shpreh habinë për aftësitë e vajzës së saj në imitim, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur videoja ka mbledhur mbi 1 milion shikime, me shumë përdorues që e përgëzonin për talentin.

How????? https://t.co/dqRtpgZ0OG pic.twitter.com/ykJE93UuQx

— paten (@Zeebaybz) April 25, 2024

“Fëmijët mësojnë kaq shpejt dhe janë në gjendje të bëjnë çdo gjë që kanë në mendje”, shkroi një përdorues.

“Kjo video më dërgoi në TikTok ku përfundova duke shikuar videot e saj për një orë”, shkroi një tjetër. /Telegrafi/

Read Entire Article