Inceneratori i Elbasanit, dënohet me 5.8 vite burg Lefter Koka, lirohet nga akuzat Alqi Bllako

11 months ago 30
Reklamë

Ish-ministri Lefter Koka është dënuar me 5.8 vite burg për akuzat lidhur me aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala, e cila bën me dije se Koka shpallet i fajshëm për akuzat e korrupsion pasiv dhe pastrim parash, dhe i pafajshëm për akuzën për shpërdorim detyre.

Ndërkohë ish-deputeti Alqi Bllako është liruar nga akuzat për rastin e inceneratorit të Elbasanit, por vijon të mbetet në burg për shkak të akuzave që ka për aferën e inceneratorit të Fierit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article