Inceneratori i Elbasanit/ SPAK kërkoi 10 vite burg për Lefter Kokën, ish-ministri mbrohet: Ja argumentat që me shfajësojnë

1 year ago 34
Reklamë

Prej mengjesit të kësaj të enjteje në Gjykatën për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Lefter Koka nëpërmjet avokatëve mbrojtës po lexon konkluzionet përfundimtare në kuadër të procesit gjyqësor për Inceneratorin e Elbasanit.

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për Kokën, i cili me aplikim të gjykimit të shkurtuar nëse shpallet fajtor, do të dënohet me 6.8 vite burg.

Ish-ministri i Mjedisit është vetë i pranishëm për herë të parë në këtë gjykim dhe pas leximit të konkluzioneve të avokatit mbrojtës, pritet të pyetet.

Në pjesën e parë të mbrojtjes, Lefter Koka është përqëndruar tek akuza e shpërdorimit të detyrës, duke ia kaluar përgjegjësinë Këshillit të Ministrave.

Avokati i tij pretendoi se në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, i është kërkuar mendim katër ministrive, Financave, Ekonomisë dhe Energjitikës, Mjedisit dhe Drejtësisë.

 “Gjatë kohës që janë bërë negociata me kompanitë e Inceneratorit klienti im ka qenë jashtë vendit. Sa i përket procedurës së bërë me negocim pa shpallje, është bërë në kuadër të emergjencës mjedisore të shpallur nga Bashkia e Elbasanit. Në komisionet e ngritura, nuk ishte e përfshirë vetëm Ministria e Mjedisit, por kishte përfaqësues edhe nga ministritë e tjera. Në lidhje me këtë procedim janë pyetur 87 persona, janë vënë 33 numra në përgjim, 8 pajisje PC të Klodian Zotos janë sekuestruar, 11 institucione bankare, dy pajisje PC brenda kantinës së verës, nga të cilat nuk ka dalë asnjë provë direkte që e implikon z. Koka me akuzat”.

Read Entire Article