Inceneratori i Tiranës/ Apeli i GJKKO ashpërson masën e sigurisë për Namik Simixhiun

3 months ago 6

Apeli i GJKKO-së ka ndryshuar masën e sigurisë për Namik Simixhiun, i cili është arrestuar kohë më parë lidhur me hetimet që SPAK ka kryer për inceneratorin e Tiranës.

Simixhiu ka qenë me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërkohë iu drejtua Apelit për zbutjen e masës së sigurisë.

Ndërkohë Apeli vendosi që Simixhiu të kalojë nga “arresti shtëpiak” në atë me burg, duke ashpërsuar masën.

Simixhiu dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Dhimitër Lara, sot më 05.07.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 141 akti, datë 25.06.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 238, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, ndaj shtetasit nën hetim N.S., disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 238, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të hetuarin z. N.S., duke urdhëruar:

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal shtrëngues të “arrestit në burg” për të hetuarin z. N.S., caktuar me vendimin nr. 134, datë 07.12.2023, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal, sipas neneve 28, 248, 334 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e GJKKO.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article