Incident i paprecedentë në Bruksel: Një turist u ngjit në një statujë historike dhe e theu atë!

1 year ago 71
Reklamë

Një turist irlandez theu një statujë historike në Belgjikë vetëm një ditë pasi ajo u zbulua për publikun pas një restaurimi prej 18 mijë euro.

Një burrë i paidentifikuar u arrestua pasi theu një pjesë të dorës që mbante pishtarin në monumentin përpara ndërtesës së rindërtuar të Bursës së Brukselit, raporton nypost.

Ndërtesa u rihap një ditë më parë, më 9 shtator, pasi iu nënshtrua një rinovimi prej rreth 90 milionë euro.

Një video që është shfaqur në rrjetet sociale tregon një turist, i cili duket i dehur, duke u ngjitur në statujën e një njeriu që mban një pishtar me një luan pranë tij.

Menjëherë pas kësaj, burri u arrestua në një restorant të ushqimit të shpejtë jo shumë larg.

Dëmet, të vlerësuara në mijëra euro, mund t’u ngarkohen drejtpërdrejt turistëve. /Telegrafi/

Read Entire Article