Incidentet në Kosovë/ Propozimi i Ramës për mbajtjen e një konference për paqen, Shehu: Rrezikon gjithçka të arritur deri më sot!

11 months ago 21
Reklamë

Deputeti e Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me kërkesën e kryeministrit Edi Rama për mbledhjen e një konference të jashtëzakonshme paqeje, sa i takon situatës që po ndodh në Kosovë.

Sipas Shehut, kjo konferencë rrezikon që të vërë në dyshim edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare.

REAGIMI I SHEHUT
Rama gabon rende edhe sot!
Kerkesa e tij per mbledhjen e nje “Konference te jashte zakonshme paqje” rrezikon gjithecka te arritur deri me sot!
Rrezikon e ve ne dyshim edhe vendimin e Gjykates Nderkombetare!
Nje veprim i tille vecse i shkon per shtat tentativave te Serbise per te ndryshuar realitetin e filluar cdo gje nga pika “zero”.
Vecanerisht per terresine territoriale te Kosoves kjo.
Mbas deshtimit te tentativave per “shkembimet e territoreve” dhe per “Ballkanin e Hapur”, pra Jugosllavine e Re, nje nisme e tille do te ishte nje “komardare” tjeter per Serbine e qellimet e saj.
Ajo qe duhet bere eshte denimi i qarte i agresorit, pra i qarqeve ultranacionaliste te Serbise, si burim i destabilitetit dhe ketij pershkallezimi te rrezikshem.
Zbatimi i Mareveshjes se Ohrit si me e fundmja.
Kjo duhet kerkuar edhe nga partneret tane!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article