Indeksimi i pensioneve/ “Do të jenë po aq të varfër sa janë sot”, Tabaku: 50 lekë në ditë nuk quhet rritje

11 months ago 21
Reklamë

Duke filluar nga data 1 tetor 2023, hyn në fuqi indeksimi i pensioneve në masën 8.6 %. E duke marrë shkas vendimi, ka reaguar deputetja demokrate Jorida Tabaku, e cila nuk i ka kursyer kritikat.
Sipas Tabakut, ato do jenë po aq të varfër nesër po aq sa ç’kanë qenë sot, po aq sa kanë qenë gjatë vitit të fundit.

“Fatkeqësisht pensionistët janë shtresa më e varfër e shoqërisë. Pensionistët sot rritjen e çmimeve të disa produkteve e kanë ndjerë më shumë se sa të tjerët. E kanë ndjerë sepse pensionet e tyre janë sa 40% e mesatares së pensioneve në BE.

Kjo që po bën qeveria nuk quhet as rritje pensionesh, as indeksim. 50 lekë në ditë një pensionisti nuk do t’i dalë për asgjë me çmimet që rriten përditë dhe me situatën ekonomike. Ato do jenë po aq të varfër nesër po aq sa ç’kanë qenë sot, po aq sa kanë qenë gjatë vitit të fundit”, shprehet Tabaku. Kujtojmë se janë 767 mijë përfitues do të marrin rritjen në zyrat e postës shqiptare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article