Inflacioni ulet lehtë gjatë korrikut/ Ushqimet vijojnë të jenë të shtrenjta

1 year ago 39
Reklamë

Inflacioni arriti nivelin 4.2% në korrik, vetëm 0.3% më ulët se një muaj më parë. Inflacioni vazhdon të qëndrojë mbi objektivin e bankës së Shqipërisë, ndërsa synohet të kthehet në nivelin 3% gjatë mesit të vitit të ardhshëm.

Djathi, vezët, dhe nënproduktet vazhdojnë të kenë rritjet më të larta si dhe perimet dhe fruta. Ndërkohë ulje vijon të njohë transporti për shkak të çmimeve të naftës, si dhe vajrat për gatim, që pësuan tronditje nga fillimi i luftës vitin e kaluar.

Sipas ekspertëve, zhvlerësimi i fortë i monedhës euro do duhej të kishte një impakt më të fortë në uljen e çmimit për produktet ushqimore

“Po ndërsa kemi një inflacion rënës, euro që po dobësohet nuk e lë të shprehet normal pasi ajo pjesë e informalitetit i bën më të kujdesshme apo agresive në treg ata që konsiderohen si importues. Çmimet e ushqimeve varen më shumë nga çmimet e importit dhe nga pjesa e apsak që quhet spekulim në treg. Duhet që nëpërmjet kontrollit të herëpashershëm të informojnë për ti dhënë siguri tregtarëve që nuk do të taksohen më shumë”- tha Eduart Gjokutaj.

Banka e Shqipërisë prej dy tremujorësh tashmë nuk rrit normën bazë të interesit për të luftuar inflacionin. Sipas institucionet monetar forcimi i lekut po ndihmon në uljen e çmimeve.

Top Channel

Read Entire Article