“Intelektuali Gjekmarkaj ka përballë Ulsiun, Salianji “banorin” e SPAK”/ Berisha krahason drejtuesit politikë të PD me ata të PS

1 week ago 26
Reklamë

Në mbledhjen e sotme të kryetarit të Partisë Demokratike me drejtuesit politikë në qarqe, Berisha prezantoi dhe njëherë drejtuesit e zgjedhur të PD-së. Berisha tha se në Lezhë nga PD është zgjedhur drejtues politik Agron Gjekmarkaj, një intelektual dhe publicist, që nuk krahasohet me figura të partisë së krimit.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, e bëj këto krahasime dhe i bëj me keqardhje, por nuk mund të pranoj poshtërimin që bëri Edi Rama sot ndaj qytetarëve shqiptarë, duke servirur ekipin e krimit para jush.

Pa të shkojmë në Lezhë. Krahasoni pak publicistin, politikanin, intelektualin Agron Gjekmarkaj, që për intelektualitet e gjithë partia e krimit nuk ka as 1/3 e tij me Ulusiun. Ulusiu që e do Louis Vuittonin, i do çantat Louis Vuitton, por ia vjedh Damani. E kuptni ju, apo?

Qytetarët do thonë që është gjuhë kodi, po po kodi është ua them dhe unë, se unë nuk mbaj gjëra të fshehta. Po më të pru Ulusiun të vjen turpi mor!

Me të rekomandu Ulusiu për udhëheqës politik. Po Arben Ndoka ishte më trim. Po në hije janë vëllazën siamezë me Arben Ndokën. Po, po”, tha Berisha.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article