Interi gjobitet për thirrjet kundër Lukakut gjatë ndeshjes ndaj Romës

11 months ago 33

Interi është dënuar me një gjobë prej 5,000 eurosh nga gjyqtari sportiv në Itali pas thirrjeve fyese të drejtuara ndaj ish-lojtarit të tyre, sulmuesit aktual të Romës, Romelu Lukaku, gjatë takimit të dy ekipeve të dielën në mbrëmje.

Kishte pasur plane të dokumentuara për ta bërë kthimin e Lukakut në San Siro një çështje të pakëndshme, me lajmet e fishkëllimave që u shpërndaheshin mbështetësve jashtë stadiumit duke bërë titujt kryesorë gjatë fundjavës.

Pavarësisht se u këshilluan kundër tij, ‘bilbilat’ gjithsesi u shpërndanë mes mbështetësve, megjithatë, gjoba nga autoritetet lidhet veçanërisht me brohoritjen ndaj Lukakut sa prekte topin dhe jo me marifetin e ‘bilbilave’.

Interi fitoi 1-0 ndaj Romës në mbrëmje falë një goli në minutën e 81-të nga i transferuari i verës, Marcus Thuram, i cili erdhi pikërisht si pasues i Lukakut.

Çuditërisht, Roma ka marrë gjithashtu një gjobë nga gjyqtari sportiv, në total prej 3,000 eurosh për rolin e tyre në shtyrjen e rifillimit të pjesës së dytë me afërsisht tre minuta. /Telegrafi/

Read Entire Article