Intervistë në shtrat me Drake? 26-vjeçarja bën namin në rrjet

1 year ago 31
Reklamë
10:50 16/08/2023

Nëse keni qenë aktiv së fundmi në rrjetet sociale, me shumë mundësi mund të keni parë video të Bobbi Althoff.

Shumë aktive në Tik Tok, 26-vjeçarja amerikane interviston njerëz të famshëm dhe jo vetëm.

Videot e saj marrin mbi 100 milionë shikime. Por, Bobbi u bë virale kur intervistoi reperin me famë botërore Drake. Bëhet fjalë për një video që u fshi nga rrjetet sociale.

Një bisedë me Drake në shtrat, terësisht ngacmuese ishte ajo që e bëri të renë të merrte vëmendjen e gjithë rrjetit. Videoja e plotë mblodhi miliona shikime në YouTube, TikTok dhe Instagram përpara se të zhdukej papritmas.

Disa fansa aludojnë se ishte një video e stisur e të tjerë thonë se Bobbi nuk e ka postuar vetë atë.

Blogerja është e njohur për stilin e saj ngacmues në intervista e disi të çuditshëm.

BBC shkruan se ajo nuk përpiqet të marrë informacione siç bën zakonisht një gazetar, por ka tendencë të argëtojë ndjekësit duke i kthyer situatat në komike.

Seria e saj e episodeve të podkasteve është podkasti i dytë më i popullarizuar i komedisë në Spotify në SHBA. Nëse e keni ndjekur Bobbi-n që kur ajo filloi të ndante video në vitin 2021, intervistimi i të famshëmve mund të duket si një ‘strumbullar’.

TikTok-i i saj i parë ishte kërcimi i saj me një banana, e parë gati dy milionë herë në platform. Pas kësaj ajo filloi të ndante detaje nga shtatzënia dhe jeta e saj si nënë. Pavarësisht se prej 2 vitesh ajo është bërë e njohur, “kulmin” e shikueshmërisë e kapi me Drake.

Siç raportojnë mediat e huaja, në videon tashmë të fshirë, dyshja shiheshin me një jorgan në shtrat dhe gota kokteji në dorë.

Ata diskutojnë për reperët e tjerë, përfshirë Tyga-n, për të cilin Bobbi pretendon se nuk ka dëgjuar kurrë. Ndërkohë që intervista e plotë është zhdukur, në kanalin e saj në YouTube kanë mbetur klipe të shkurtra ngacmuese. Është aluduar se ka pasur një grindje mes Drake dhe Bobbi, por asnjëri prej tyre nuk është prononcuar për këtë./tvklan.al

Të ngjashme

Read Entire Article