Falë një investimi 16 milion € nga grupi BALFIN, ka hapur dyert për të gjithë vizitorët, banorët dhe ata që kalojnë pushimet në Green Coast ne Palasë La Vista, e para dhe e vetmja qendër Lifestyle në Shqipëri.
Në La Vista mund të gjenden bare, restorante me kuzhinë tradicionale e mesdhetare e markave të njohura si Ceren dhe Salt. Gjithashtu, kjo qendër ofron dyqane me produkte artizanale, butikë të luksit si Aquamarine Firenze, KOA Multibrand, Lollipop night club si dhe Mon-Cheri coffee shop.
Ata që duan të qëndrojnë në formë, do të ketë një qendër të mirëfilltë sportive me sporte si padel, tenis, basketboll dhe një palestër të kompletuar. Në La Vista mund të gjendet edhe një lavanderi eco-friendly.
Në ceremonine e përurimit të kësaj qendre ishin të pranishëm presidenti i grupit, Samir Mane dhe personalitete të shquara të fushave të ndryshme.
CEO e Balfin Asset Management & Hospitality theksoi rëndësinë e partneritetit me brande të njohura të cilët janë pjesë e La Vista.
Ajo që e bën La Vista unike është stili arkitekturor i frymëzuar nga vendbanimet romake mesdhetare. Është shumë komode të vizitosh e të qëndrosh në La Vista, pasi aty gjendet një parking nëntokësor ndër më të mëdhenjtë në Mesdhe.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb