Ish-ambasadori amerikan në Izrael vlerëson se Netanyahu është një ‘rrezik i qartë dhe i pranishëm’ për Izraelin

10 months ago 29

Ish-ambasadori i SHBA-së në Izrael, Martin Indyk, e ka cilësuar presidentin izraelit Benjamin Netanyahu si “rrezik të qartë dhe të pranishëm” për vendin, duke i bërë thirrje të japë dorëheqje nga pozita “para se t’i bëjë më shumë dëm Izraelit”.

Deklarata e tij vjen pas raportit të New York Times, sipas të cilit Netanyahu ishte i vetëdijshëm për ndihmat financiare që Katari po dërgonte në Gazë.

Sipas raportit të Times, Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë izraelitë lejuan që të dërgoheshin ndihma financiare në Gazë me shpresën se do të ndihmonte në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, dhe me besimin se Hamasi nuk kishte kapacitetin për të nisur sulm, përcjell Telegrafi.

Indyk, i cili ka luajtur një rol kyç në përpjekjet për krijimin e një marrëveshjeje izraelito-palestineze, thotë se vendosmëria e Netanyahu për të qëndruar në pushtet, pavarësisht nga kostoja, është një rrezik konkret për sigurinë e Izraelit.

Komentet e tij vijnë në një kohë kur thirrjet për një armëpushim në Gazë janë intensifikuar, dhe SHBA-ja ka vënë veto-n në një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për armëpushim.

Kjo luftë është sfidë edhe për presidentin amerikan Joe Biden, pasi ai po përpiqet të balancojë mbështetjen për aleatin kryesor të Amerikës në Lindjen e Mesme, me thirrjet për armëpushim nga e majta.

Indyk e cilëson presidentin amerikan si “mikun e vetëm të Izraelit në këtë krizë”. /Telegrafi/

Read Entire Article