Ish-gjenerali: Mbyllja e strukturave ilegale serbe është e domosdoshme dhe drejt integrimit të plotë të veriut

2 weeks ago 20

Qeveria e Kosovës mujat e fundit ka mbyllur struktura paralele serbe në veri të Mitrovicës.

Së fundi, kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi kishte kërkuar lirimin e dias hapësirave të uzurpuara të Komunës së Leposaviqit të cilat ishin në shfrytëzim nga 3 institucione paralele dhe ilegale të Serbisë.

Kurse, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se institucionet paralele nuk kanë vend në Republikën e Kosovës.

“Asnjë institucion paralel i Serbisë nuk ka vend në Republikën e Kosovës. Asnjë paralelizëm i institucioneve tona e nën direktivat e Beogradit brenda territorit të vendit tonë nuk do të funksionojë në asnjë formë”., ka shkruar Sveçla.

Muhamet Racaj, ish gjeneral ka thënë se struktura janë ilegale dhe jashtë kontrollit institucional te Kosovës dhe në shërbim të interesave të Serbisë.

“Vendimet për mbylljen e strukturave paralele janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe janë të domosdoshme për vendosjen e sundimit të ligjit. Këto struktura janë ilegale dhe jashtë kontrollit institucional te Kosovës dhe në shërbim të interesave të Serbisë, shpesh të infiltruar nga shërbimet e inteligjencës serbe. Mbyllja e tyre është domosdoshme dhe drejt integrimit të plotë të veriut në sistemin institucional të Kosovës”, thai ai gjatë një intervsite për “Bota sot”.

Read Entire Article