Ish-i i Mariah Carey thyen heshtjen pas ndarjes: Vendim i përbashkët

8 months ago 35
Reklamë
12:51 27/12/2023

Ish-i i Mariah Carey, Bryan Tanaka ka thyer heshtjen mbi ndarjen e tyre për të cilën deklaron se ishte “vendim i përbashkët”.

Të martën, ai postoi një deklaratë të gjatë ku thoshte:

Vendimi ynë për të vijuar në rrugë të ndryshme është i përbashkët dhe tashmë ecim veçmas me respekt të thellë dhe mirënjohje të madhe për kohën e paçmueshme që kemi kaluar. Kujtimet dhe bashkëpunimet artisitke që krijuam janë të gdhendura përgjithmonë në zemrën time”.

Më tej, ai shpreh vlerësimin ndaj këngëtares dhe familjes së saj. “Dedikimi i Mariah ndaj familjes së saj dhe përkushtimi kundrejt artit na kanë frymëzuar gjatë rrugëtimit tonë. Dua të shpreh dashurinë dhe vlerësimin tim për Mariah dhe fëmijët e saj të mrekullueshëm, ngrohtësia dhe mirësia e të cilëve kanë plotësuar jetën time në mënyra që fjalët s’mund t’i shprehin”.

Në fund, Tanaka kërkon privatësi dhe shpreh mirënjohje ndaj fansave. “Gjatë kësaj periudhe delikate, ju kërkoj mirëkuptim, privatësi dhe respekt. Dashuria dhe mbështetja e pashtershme nga fansat ka qenë një fener shprese  dhe jam shumë mirënjohës për kurajën e cila më motivon. Mezi pres të vazhdoj rrugëtimin tim, duke e ditur se pasioni im për frymëzimin, kërcimin dhe artet krijuese do të tejçohet në kapitujt e ardhshëm”.

Këngëtarja nuk ka folur ende për ndarjen. Çifti i dha fund lidhjes së nisur në vitin 2016 dhe sipas mediave të huaja, arsyeja ishte se balerini kërkonte që të kishin fëmijë, por Mariah nuk ishte dakord./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article