Ish-komandantit të Wagnerit i kërkohet formimi i korpusit të vullnetarëve për luftën në Ukrainë

1 year ago 33

Presidenti rus, Vladimir Putin ka angazhuar një ish-ndihmës të shefit të ndjerë të Wagnerit Yevgeny Prigozhin, që t’i mbikëqyrë njësitet vullnetare për të luftuar në Ukrainë, sipas një deklarate të Kremlinit.

“Në takimin e fundit kemi biseduar që ju ta mbikëqyrni formimin e njësiteve vullnetare që mund të kryejnë detyra të ndryshme në zonën ku po zhvillohet operacioni special ushtarak”, është cituar t’i ketë thënë Putini, Andrei Troshevit, duke iu referuar luftës në Ukrainë.

Në këtë takim, në të cilin ka marrë pjesë zëvendësministri rus i Mbrojtjes Yunus-Bek Yevkurov, është theksuar nevoja për integrim të luftëtarëve të grupit Wagnerit në ushtrinë e rregullt ruse, pas rebelimit të shkurtër të këtij grupi në Rusi, në muajin qershor.

Prigozhin, udhëheqës i grupit mercenar rus, ka vdekur bashkë me nëntë persona tjerë, si pasojë e rrëzimit të një aeroplani që ishte nisur nga Moska për në Shën Petersburg, më 23 gusht. Prigozhin e ka nisur një rebelim të shkurtër më 24 qershor kundër udhëheqjen ushtarake të Rusisë.

Top Channel

Read Entire Article