Ish-kreu i VV: Kurti po zvarrit dialogun

1 year ago 17
19:40 23/09/2023

Ymeri: Qëndrimet e tij në Bruksel e bëjnë të pabesueshëm

Ish kryetari i LVV, Visar Ymeri, akuzon kryeministrin Kurti se po e zvarrit qëllimisht procesin e dialogut. Këtë përshtypje sipas tij ka edhe Perëndimi ndaj janë ende në fuqi masat ndëshkuese të BE ndaj Kosovës.

Ymeri i sugjeron Kurtit që gjatë bisedimeve në Bruksel të këmbëngulë për njohje nga Serbia dhe mos të ngelet te Asociacioni dhe qëndrimet e tij po e kthejnë në të pabesueshëm.

Më 14 Shtator kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiç zhvilluan takimin e radhës në Bruksel që përfundoi pa ndonjë rezultat. Kreu i qeverisë kosovare nuk pranoi propozimin e BE për nisjen e një procesi të besueshëm për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article