Ish-kryeprokurorja për operacion me mbi 200 të arrestuar: Të zbulohen furnizuesit. Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit skeptik: S’e dimë se si do t’i shkojë fundi i…

1 year ago 44
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Në emisionin “Open” në News24 ish-kryeprokurorja Elizabeta Imeraj foli për mega-operacionin antidrogë të zhvilluar nga jugu në veri, ku mbi 200 persona u arrestuan.

Gjatë bisedës në studio, ish-kryeprokurorja tha se ky megaoperacion është rezultat i një veprimtarie hetimore, duke shtuar se nëse do të arrihet të zbulohet edhe kush janë furnizuesit atëherë mund të ketë zhvillime të tjera.

“Është rezultat i një veprimtarie hetimore. Organet shtetërore , përfshirë policinë, prokurorinë e të gjitha me radhë janë krijuar për të patur vullnet për të tilla ngjarje. Çdo veprimtari kriminale që goditet pavarësisht se çfarë rangu është, mbetet për t’u vlerësuar. Është shumë e rrezikshme të mendohet se mbi 200 persona ishin të gatshëm që të furnizonin nxënës të klasave të ndryshme dhe studentë me lëndë narkotike. Fakti që janë caktuar masa sigurimi më parë do të thotë që veprimtaria kriminale ka qenë në mbikqyrje dhe në ndjekje. Agjentë të policisë janë sjellë si blerës dhe kanë arritur të gjejnë kontakt. Nëse do të arrihet të zbulohet se ku bëhet furnizimi me këtë lëndë narkotike, atëherë do të arrihet më tej”, u shpreh Prokurorja Elizabeta Imeraj.

Ndërkohë ish-Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj teksa foli për mega-operacionin e kryer ku u arrestuan mbi 200 persona tha se aksioni është pozitiv, pasi në shkolla sidomos të kryeqytetit ka shpërndarës të drogërave që duhet të kapen.

“Gjithsesi mendoj që duhet të jemi realist. Ne si publik kemi një shifër të personave të arrestuar që nuk e dimë se si do t’i shkojë fundi. Gjysmës së tyre mendoj që do t’i ndryshojë masa e sigurisë. Jam dakord që janë kapur shpërndarësit, por ne si publik nuk kemi një të dhënë të saktë rreth sekuestrimeve të drogës. E shoh të veshur me pjesë politike dhe kjo është për të ardhur keq.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article