Ish-mesfushori i Chelseat zbulon se si Mourinho e kishte bërë Salah për të qarë gjatë kohës kur ai luante për londinezët

11 months ago 13

Ish-mesfushori i Chelseat, John Obi Mikel, ka zbuluar pse Kevin De Bruyne dhe Mohamed Salah kishin vështirësi për t’u vendosur në Stamford Bridge.

Obi Mikel foli gjerësisht për vështirësitë që hasën De Bruyne dhe Salah gjatë qëndrimit të tyre në klub. Salah luajti për “Blutë e Londrës” në sezonin 2015-16. De Bruyne bëri vetëm tre paraqitje me fanellën e tyre  një periudhë dyvjeçare nga 2012-14.

Obi Mike zbuloi se si sjellja e  De Bruynes e pengoi atë të përshtatej në ekip.

“Ai ishte dikush që vinte në stërvitje dhe ndoshta sepse nuk po luante aq shumë, gjithmonë me kokën ulur, gjithmonë i zemëruar dhe i mërzitur. Ai ishte si një fëmijë që vinte në shesh lojërash dhe askush nuk donte të luante me të”, ka thënë Mikel.

Obi Mikel tregoi gjithashtu një grindje në terrenin stërvitor mes De Bruyne dhe Samuel Eto’o.

“Më kujtohet kur Samuel Eto’o e kishte sulmuar dhe ata patën një përleshje masive në qendrën stërvitore vetëm sepse ai [De Bruyne] nuk po bënte përpiqej ashtu siç donte Eto’o, kështu që ata patën një grindje të madhe në fushë”, u shpreh ai.

Mesfushori pohoi gjithashtu se karakteri i vështirë i trajnerit të atëhershëm Mourinho ndikoi të dy lojtarët.

“Ata [Salah dhe De Bruyne] ishin aq të pafat sa që trajneri, Mourinho, më pas nuk bëri asgjë për t’i ndihmuar. Nëse nuk do të bënit punën tuaj, nuk kishte rëndësi kush ishit, ai do të të kishte kundër teje”.

“Ai kishte një përleshje me Salah në pjesën e parë një herë dhe ai ishte në lot duke qarë. Ne menduam ‘OK, ai do ta lërë atë të kthehet në fushë’ Por më pas ai e la atë jashtë ndeshjes. Por kjo ishte vetëm mentaliteti i tij në atë kohë. Por a do ta bënte këtë Mourinho tani? Unë mendoj se jo”, përfundoi ai./Telegrafi/

Read Entire Article