Ish-partnerë, por Cardi B dhe Offset kaluan Shën Valentinin sëbashku

7 months ago 16
Reklamë
10:27 16/02/2024

Dyshja e reperëve u ndanë para pak kohësh, fotografohen në një restorant në Miami

Ndarja nuk i ka penguar Cardi B dhe Offset të kalonin ditën e Shën Valentinit së bashku.

Mediat rozë shkruajnë se dy ish-partnerët shkuan në një restorant italain në Miami për të ngrënë një darkë së bashku. Pas darkës ish-çifti u dha edhe disa autografë fansave të pranishëm ndërsa ju drejtuan më pas automjetit të tyre.

Ishin fansat  ata që kishin vënë re gjatë muajit Dhjetor se mes çiftit kishte probleme pasi dy artistët nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Jo vetëm kaq, por u përfol gjithashtu edhe për një tradhti të mundshme nga ana e reperit.

Pavarësisht problemeve të vazhdueshme mes njëri-tjetrit ata vendosën t’i kalonin Krishtlindjet së bashku si familje për hir edhe të dy fëmijëve të tyre. Ende nuk dihet nëse kjo është një shenjë se dy ish-partnerët kanë bërë paqe dhe janë rikthyer së bashku.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article