“Isha e vrarë në shpirt”, Roza Lati përlotet pas daljes nga BBVA – arsyeja se përse vendosi të fliste për abortin

4 months ago 12
Reklamë

Moderatorja Roza Lati ka qenë e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania 3.

Prezantuesja shqiptare ishte e ftuar sot (e diel) në ‘Fan Club’, ku ka folur për periudhën brenda dhe për rrëfimet që bëri.

Derisa po fliste për abortin, ajo tha se e ndjente të nevojshme ta fliste këtë për t’i dhënë forcë vajzave që përballen me gjëra të tilla.

Foto: Screenshot/YouTube

“Kam dashur të më njohin zemrën, të njohin si jam unë Roza e vërtetë, si më njohin miqtë e mi. Të jesh vajzë ekrani, karakter rebel si puna ime, ndërkohë që e mbaj veten, na kanë ndjekur paragjykimet pa na njohur”, u shpreh ajo.

Ish-konkurrentja theksoi: “Më erdhi ftesa për Big Brother në vitin tim të zi dhe doja të njihnin këtë shpirtin tim të vrarë. Vajzat që janë ndodhur në pozicionin tim të gjejnë forcë përmes meje. Në fakt unë e njoh veten time, ti e njeh veten tënde në momentin më të vështirë”.

Roza ka qenë e hapur në BBVA dhe pa filtra, duke rrëfyer edhe për shumë gjëra të tjera. /Telegrafi/

Read Entire Article